Pyetje të shpeshta
Përgjigje të shpejta për gjërat që na pyesin më shpesh. Klikoni mbi pyetjen për të parë përgjigjen.
A keni filxhanë espresso?
Po. Gjeni filxhanë espresso dhe filxhanë kafeje prej porcelani, me ose pa pjatë, për shtëpi, bare dhe kafe, si edhe sete filxhanash për hotele dhe restorante. Mund t’i porosisni edhe me logon tuaj.
Ku ndodhet Euro Crystal?
Euro Crystal ndodhet në Elbasan, Shqipëri. Vendndodhjen e saktë e gjeni te Google Maps në seksionin “Ku ndodhemi” më poshtë.
Çfarë artikujsh ofron Euro Crystal?
Filxhanë kafeje dhe çaji, pjata porcelani, lugë, pirunë, thika dhe takëme, gota, tenxhere inoksi, enë kuzhine, aksesorë tavoline dhe pajisje kuzhine për shtëpi, hotele, bare dhe restorante.
A bëni filxhanë me logo?
Po. Bëjmë logime filxhanesh sipas porosisë për kafe, bare, restorante, hotele dhe kompani. Na kontaktoni me logon tuaj dhe sasinë që ju nevojitet.
A furnizoni hotele, bare dhe restorante?
Po. Furnizojmë sektorin HoReCa (hotele, restorante, bare, kafe) me porcelan, takëme, gota, tenxhere dhe pajisje kuzhine.
A mund të porosis nga Kosova ose nga qytete të tjera të Shqipërisë?
Na kontaktoni në +355 69 56 69 370 ose +355 69 55 66 066 për porosi nga Tirana, Durrësi, Kosova dhe çdo qytet tjetër; do t’ju japim detajet e furnizimit dhe të transportit.
Cili është orari i punës?
Nga e hëna deri të shtunën, ora 08:00 – 16:00.
